Çfarë është divertikuloza?

0
loading...

Çfarë është divertikuloza?

Së pari duhet të sqarojmë se çfarë është divertikuloza e zorrës. Divertikuloza e zorrës është sëmundja qëkarakterizohet nga prania e divertikulave në zorrën e trashë. Divertikujt janë qese të fryra që shtyjnë nga brenda me drejtim jashtë murin e zorrës.

Ato mund të formohen kudo në zorrën e trashë, por më së shumti formohen afër fundit të zorrës së trashë, në anën e majtë (pjesa sigmoide e saj).

Nëse një divertikul infektohet, atëherë kemi të bëjmë me divertikulit. Nëse inflamacioni (infeksioni) është mjaft i rëndë, atëherë divertikuli mund të këputet duke përhapur bakteret e zorrës së trashë në indet përreth, duke shkaktuar kështu një infeksion të rëndë të quajtur peritonitis, por divertikuli i këputur mund të shkaktojë edhe ndonjë “xhep” infeksioni të quajtur “abscess”.

Kur një person ka diverticula përgjatë zorrës së trashë atëherë kjo quhet divertikulozë, ose sëmundje divertikulare e kolonit. Sëmundja divertikulare është më e zakonshme në vendet e zhvilluara ku regjimet ushqimore janë më të varfra në fibra dhe më të pasura në karbohidratet e përpunuara si për shembull SHBA, Angli, Australi. Sëmundja është më pak e shprehur në vendet si: Azia, Afrika, ku dietat ushqimore janë më të pasura në fibra. Në SHBA sëmundja është e pranishme në më shumë se 50 për qind e njerëzve të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa rreth 10-25 për qind e njerëzve më sëmundje divertikulare do të përjetojnë një inflamacion të një divertikuli duke rezultuar kështu në një situatë inflamatore (divertikulit).

Asked question
Add a Comment
Write your answer.