Çfarë është Folja ?
Foljet janë fjalë që tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
Foljet kalimtare dhe jokalimtare
Foljet kalimtare quhen veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor:
Beni çdo ditë luan me shokët
Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:
Lara çdo ditë ujit lulet.
Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin Lenes.
Ia afrova Jones tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:
Foljet gjysmendihmese
Foljet gjysmendihmese jane foljet qe perdoren me kuptimin leksikor te zbehte.Ato nuk mund te kryejne te vetme fuksionin e kallezuesit te perbere. Folje kalimtare:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç’kuptim janë përdorur.
Format veprore dhe joveprore
Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma, formën veprore dhe formën joveprore:
Forma veprore: laj, fshij, thaj Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem
Veprore (laj, fshij, thaj) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron (laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat)
kurse
Joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten).Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces dhe që ka kategoritë gramatikore të vetës ,numrit, mënyrës , kohës dhe diatezës . Folja përbën bërthamën kryesore të fjalisë. Shumica e foljeve emërtojnë veprime, që i kryen a i pëson kryefjala si eci, edukohem, mësoj , etj
Një pjesë tjetër foljesh emëtojnë gjendjen në të cilën ndodhet kryefjala, si : jam gjendem,fle etj, ose ndryshime në gjendjen e kryefjalës , si : përtërihem, plakem,rritem,zemërohem etj. Përvec ketyre ka edhe disa folje , si : ul (dikë) ,ngre (dikë) , rrit (dikë) etj., që tregojnë se kryefjala e fjalisë bën qē një tjetër të kryejë veprimin a të pasojë ndryshimin e gjendjes së emërtuar nga folja. Këto quhen folje faktitive . P.sh E ula me pahir . Shumica e foljeve përdoren në fjali me kuptim leksikor te plotë . Por ka edhe disa folje , që duke u përdorur si mjete gramatikore , e humbasin kuptimin leksikor (foljet ndihmëse ). Folja dallohet nga pjesët e tjera të ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore . Ajo ka disa kategori gramatikore , që nuk i ka asnjë pjesë tjetër e ligjëratës ( kategoritë e diatezës, mënyrës dhe kohës ).
Klasifikimi i Foljeve sipas funksionit dhe kuptimit.
• Foljet ndihmëse
• Foljet gjysmëndihmëse : (folja këpujore, folja me vlerë modale )
• Foljet që shprehin mënyrën e veprimit
• Foljet kalimtare dhe jokalimtare
• Foljet pavetor
Kategoritë gramatikore të foljes : Kategoria gramatikore e vetës . Kategoria gramatikore e numrit. Kategoria gramatikore e diatezës. Kategoria gramatikore e mënyrës. Kategoria gramatikore e kohës .