Çfarë është koliti ulçeroz?
Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulçera, në mukozën e rektumit dhe zorrës.
Ulçerat e krijuara nga dëmtimi i mukozës shkaktojnë hemorragji dhe prodhojnë mukus. Gjithashtu, një shenjë tjetër e inflamacionit të mukozës së zorrës është dhe diarrea (barkqitja)
Kur inflamacioni prek rektumin dhe pjesën e poshtme të zorrës kemi të bëjmë me proctit ulçerativ. Kur prek krejt zorrën e trashë kemi të bëjmë me sëmundjen pankolit.
Koliti ulçeroz është i vështirë për tu diagnostikuar sepse simptomat janë të ngjashme me një tjetër çrregullim intestinal të quajtur sëmundja Crohn e cila në krahasim me kolitin ulçeroz shkakton inflamacion më të thellë të mukozës dhe prek pjesë të tjera të traktit tretës: zorrën e hollë, gojën, ezofagun dhe stomakun.
Koliti ulçeroz mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat. Zakonisht fillon midis moshës 15-30 vjeç dhe më pak i shpeshtë midis moshës 50-70 vjeç. Kjo sëmundje prek burrat dhe gratë.
Faktori gjenetik luan rol pasi rreth 20% të rasteve kanë histori familjare lidhur me kolitin ulçeroz ose me sëmundjen Crohn.