Çfarë është meningjiti?

76 viewsSëmundjet InfektiveMeningjiti
0
loading...

Çfarë është meningjiti?

Meningjiti është një inflamacion (infeksion) i cipave mbuluese të trurit (meningjet) dhe të palcës kurrizore.

Shkaqet e meningjitit janë të ndryshme, por në përqindjen më të madhe, ato janë bakteriale, ose virale.

Më rrallë shkaktohen nga tuberkulozi, kërpudhat, ose parazitët. Mbulimi kockor i kafkës dhe i shtyllës kurrizore janë një mbrojtje shumë e mirë për trurin dhe për palcën e kurrizit. Po ashtu, funksion mbrojtës kanë edhe cipat mbuluese të tyre, si edhe lëngu që qarkullon ndërmjet tyre. Një formë e njohur e meningjitit është një lloj i caktuar i baktereve që janë Meningokokët e grupeve të ndryshme. Meningjiti mund të jetë një sëmundje serioze dhe të çojë në dëmtime të përhershme të sistemit nervor, madje edhe vdekje. Ndaj edhe trajtimi duhet të bëhet sa më herët që të jetë e mundur.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.