Çfarë është vaksina kundër HPV-së?

0
loading...

Depistimi/kontrolli për kancerin e qafës së mitrës është testimi për të kapur fazat parakanceroze dhe kancerin te gratë, të cilat akoma nuk kanë simptoma dhe mund të ndihen të shëndetshme, si dhe kur trajtimi ka një mundësi të lartë për shërim.
Aktualisht janë në dispozicion disa lloje testesh depistuese përfshirë Pap testin dhe testimi për HPV me rrezik të lartë.
Vaksinimi kundër HPV-së redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Aktualisht në dispozicion janë disa lloje vaksinash që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër dy llojeve të HPV-së, 16 dhe 18. Një prej vaksinave mbron gjithashtu edhe nga llojet 6 dhe 11 të HPV-së të cilat shkaktojnë lythat anogjenitale. Studimet tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV 16 dhe 18, nëse aplikohen para ekspozimit të HPV-së. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH rekomandon vaksinimin për vajzat e moshës 9-13 vjeç, por mund të ktyhet për moshat 9-26 vjeç. Vaksinimi kundër HPV-së nuk zëvendëson depistimin për kancerin e qafës së mitrës.

Ndërhyrje të tjera parandaluese përveç depistimit dhe vaksinimit, të rekomanduara nga OBSH-ja si për djemtë dhe për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale dhe fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi i përdorimit të prezervativit për ata që kryejnë aktivitet seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit, rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë, familjet e tyre e komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.

No tags for this post.

Related posts

Asked question
Add a Comment
Write your answer.