Çfarë ishte Gripi Spanjoll?
Ishte një shtam virulent i virusit të gripit H1N1, që mund ta ketë pasur origjinën e vërtetë në një fermë shpendësh në Kansas të SHBA-së. Dhe një nga viktimat e saj të para, ishte pikërisht një ushtar amerikan në një bazë ushtarake në Kansas. Në dallim nga epidemitë me origjinë bakteriale të së kaluarës, Gripi Spanjoll ishte një virus, që u bë më vdekjeprurës kur u bashkua me materiale gjenetike nga një virus që infektonte zogjtë.
Duke u përhapur si zjarr i madh në mesin e ushtarëve në llogoret e Francës dhe Belgjikës, dhe më pas në mbarë globin, pandemia ndikoi në rrjedhën e Luftës së Parë Botërore dhe kontriboi me siguri për shpërthimin e të dytës, thotë historiania Laura Spinej, autore e një libër mbi Gripin Spanjoll.
Virusi vrau afërsisht 50 milionë njerëz në të gjithë botën, përfshirë 675.000 amerikanë. Në mesin e viktimave, ishin një numër delegatësh amerikanë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Shumë nga ata ishin kundër detyrimit të Gjermanisë, për t’i paguar fitimtarëve shuma të mëdha parash në formën e dëmshpërblimeve.
Në mungesë të amerikanëve, delegatët e tjerë i miratuan masat ndëshkuese, dhe poshtërimi që i shkaktuan gjermanëve, ishte një nga faktorët kryesorë në ngjitjen në pushtet të Adolf Hitlerit. Ashtu si Vdekja e Zezë, edhe Gripi Spanjoll, e revolucionarizoi sistemin e shëndetit publik, duke nxitur lindjen e disiplinave të reja mjekësore të epidemiologjisë dhe virologjisë.
Ai nxiti ndërkohë disa shtete të Evropës Perëndimore, që të vënë në zbatim sisteme universale të kujdesit shëndetësor, të cilat janë në fuqi edhe sot. “Gripi Spanjoll, ndryshoi shumë popullatat njerëzore”- thotë Spinej
No tags for this post.