Çfarë mund të bëj për shqetësimin?

194 viewsShqetësimi
0
loading...

Është e natyrshme që ju të shqetësoheni për momentin, por nëse mendoni se po bëhet e tepërt dhe po e merr përsipër jetën tuaj – për shembull nëse ju po ndiheni në ankth, ose nëse jeni duke mos bërë gjumë – atëherë është e rëndësishme të përpiqeni të gjeni mënyra për ta kufizuar kohën që kaloni duke u shqetësuar, dhe duke ndërmarrë hapa për të menaxhuar mirëqenien tuaj. Në pjesën tjetër të këtij udhëzuesi, ne kemi përfshirë një përzgjedhje të preferuar të fletë-palosjeve, ushtrimeve dhe detyrave për ruajtjen e mirëqenies dhe menaxhimin e shqetësimit. Këto mund t’ju ndihmojnë:• Mbani ekuilibërin në jetën tuaj. Psikologët mendojnë se mirëqenia vjen nga të jetuarit e një jete me një ekuilibër të aktiviteteve të cilat sjellin ndjenja të kënaqësisë, të arritjes, dhe të afërsisë. Në më shumë detaje, këtë e diskuton doracaku ynë informues Kujdesuni Për Mirëqe-nien Tuaj Duke Gjetur Ekuilibër. Meny e Aktivitetit në faqen pasuese përmbanë sugjerime të aktiviteteve që ju ndihmojnë të shpërqendroni vetën dhe të jeni aktiv. Mbani mend që ne jemi kafshë sociale – për t’u rritur dhe për të lulëzuar, ne kemi nevojë për lidhje. Ne do të ju rekomandonim të përpiqeni të bëni së paku disa aktivitete që janë sociale dhe që përfshijnë edhe njerëz të tjerë. Në kohëra si këto, mund të ju duhet të gjeni mënyra kreative për të bërë gjëra sociale në distancë. Për shembull, duke mbajtur kontakte online ose në telefon.• Praktikoni të identifikoni nëse shqetësimi juaj është shqetësim i ”problemit real’, apo ‘shqetësim i hamendësuar. Druri i Vendimmarrjes së Shqetësimit është mjet shumë i dobishëm për të ju ndihmuar të vendosni se çfarë lloji të shqetësimit keni. Nëse jeni duke përjetuar shumë shqetësim të hamendësuar, atëherë është me rëndësi t’i kujtoni vetës që mendja juaj Shqetësim normalShqetësim i tepërtJu ndihmon për të zgjidhur problemet në jetën tuajJu lë të ndjeheni të demoralizuar, të mërzitur ose të rraskapiturJu ndihmon të merrni atë që dëshironiNdikon në mënyrën e të jetuarit të jetës që dëshironi të keni
Të jetosh me shqetësim dhe ankth përgjatë pasigurisë globale nuk është duke u fokusuar në një problem të cilin mund ta zgjidhni tani, dhe pastaj gjeni mënyra për ta lënë shqetësimin të largohet dhe të fokusoheni në diçka tjetër. Ju mund të përdorni këtë mjet edhe me fëmijë gjithashtu, nëse ata janë duke u përpjekur të ballafaqo-hen.• Praktikoni shtyerjen e shqetësimit tuaj. Shqetësimi është këmbëngulës – mund të ju bëjë të ndiheni sikurse duhet të merreni me këtë tani. Por ju mund të eksperimentoni duke e shtyrë shqetësimin e hamendësuar. Shumë njerëz e kanë kuptuar se kjo u mundëson atyre të kenë lidhje tjetër me shqetësimet e tyre. Në praktikë, kjo nënkupton ndarjen e qëllimshme të kohës çdo ditë për tu shqetësuar (p.sh. 30 minuta në fund të çdo dite). Mund të duket gjë e çuditshme në fillim! Kjo gjithashtu nënkupton se për 23.5 orë tjera në ditë ju mundoheni të lini shqetësimin të largohet derisa të vini tek ‘koha e shqetësimit’. Ushtrimi ynë i Shtyerjes së Shqetësimit do të ju udhëzoi drejt hapave që ju keni nevojë për të provuar. • Flisni me veten me dhembshuri. Shqetësimi mund të vijë nga një çështje e caktuar – ne shqetësohemi për ata të cilët ne përkujdesemi. Një teknikë tradicionale e terapisë kognitive biheviorale për të punuar me mendimet negative, anksioze, ose mërzitëse sugjeron që ato të shkruhen, duke gjetur kështu një mënyrë ndryshe të përgjigjes ndaj tyre. Duke përdorur regjistrin Sfidimi i Mendimeve Tuaja Me Dhembshuri ju mund të praktikoni përgjigjen ndaj ankthit apo mendimeve tuaja shqetësuese me dhembshuri dhe mirësi. Ne ju kemi ofruar një shembull pune për të filluar.• Praktiko ndërgjegjësimin (mindfulness). Të mësuarit dhe të praktikuarit e ndërgjegjësim-it mund të na ndihmoj që të lejojmë shqetësimet të largohen dhe të kthejmë vetën në momentin e tanishëm. Për shembull fokusimi në lëvizjen e qetë të frymës tuaj ose në tingujt që dëgjoni për rreth jush, mund të shërbejë si “spirancë” ndihmëse për tu kthyer në momentin e tanishëm dhe për të lënë shqetësimet të largohen.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.