Çfarë ndjen fetusi në barkun e nënës?

0
loading...

Fetusi mund të perceptojë përkëdheljet, tingujt, zërat dhe aromat në barkun e nënës që në javët e para. Në barkun e nënës ai është në gjendje të perceptojë ndjesi dhe stimuj nga bota e jashtme. Duke filluar nga përkëdheljet dhe deri tek shijet.

Kjo ndodh kur organet e shqisave fillojnë të zhvillohen, derisa perceptimet bëhen më pak konfuze. Sipas disa studiuesve gjermanë, edhe pse fetusi rritet në një mjedis të mbrojtur siç është mitra përsëri dëgjon ato që ndodhin jashtë saj duke përjetuar ndjenjat dhe emocionet e nënës.

Çfarë ndjen fetusi pas 20 javësh

Duke filluar nga java e 20-të fetusi do të fillojë të perceptojë stimuj të jashtëm të prekshëm, si përkëdheljet e nënës dhe babait. E para nga 5 shqisat që zhvillohen është prekja. Receptorët shqisore fillojnë të shfaqen rreth gojës tashmë rreth javës së shtatë të shtatzënisë, duke u shtrirë në të gjithë trupin.

Gjatë tremujorit të dytë, ndjesitë janë duke u bërë më pak konfuze dhe reagimet e fëmijës janë gjithnjë e më të dukshme dhe intensive me prekjen e nënës. Ndërkohë, ata kanë formuar edhe aromat. Tani fetusi është në gjendje të kuptojë shijet e ushqimit që nëna konsumon nëpërmjet lëngut amniotik.

Sipas ekspertëve, kur fëmija të lindë do të jetë në gjendje të njohë menjëherë aromën e nënës së tij.

Çfarë ndjen fetusi në 30 javë?

Rreth javës së 30 të shtatzënisë, fetusi mund të dëgjojë dhe të dallojë zërin e nënës dhe babait. Edhe para javës së 35-të, fëmija është në gjendje të reagojë ndaj disa stimujve. Ekspertët rekomandojnë që ju të filloni të flisni me fëmijën nga java e 28-të e shtatzanisë në mënyrë që ai mësohet me tingujt dhe t’i njohë kur të lindi. Në këtë fazë, fetusi reagon ndaj zhurmave të papritura dhe stimujve të fortë.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.