Çfarë ndodh gjatë një ERCP-je?

0

Në fillim bëhet mpirja e gojës me lëndë anestetike lokale. Më pas bëhet një injeksion venoz (qetësues), në pjesën e pasme të dorës apo të krahut. Sedativët (qetësuesit), japin përgjumje, relaksojnë pacientin por nuk e vënë në gjumë të thellë. Kjo procedurë nuk është një anestezi e përgjithshme.

shtrihet në anë të trupit në një shtrat mjekësor. i kërkon pacientit të fusë në gojë dhe të kalojë poshtë pjesën e sipërme të endoskopit. Endoskopët modernë janë mjaft të hollë (më të hollë se gishti tregues), dhe mjaft të lehtë për t’u kaluar në gojë. Më pas mjeku e kalon butësisht endoskopin në ezofag, dhe në duoden.

sheh në një monitor televiziv, i cili është i lidhur me endoskopin. Në dhe duoden futet ajër nëpërmjet një kanali të endoskopit, i cili lehtëson pamjen. Kjo mund të japë ndjesinë e fryrjes gjatë ekzaminimit.

Endoskopi ka një kanal tjetër anësor përmes të cilit mund të kalojnë instrumente apo tuba të ndryshëm që mund të jenë ndihmës për procedurën.

Per shembull:
Injektimi i kontrastit në kanalin e tëmthit dhe në kanalin pankreatik. Imazhet me rreze-X merren menjëherë pas injektimit të lëndës së kontrastit duke mundësuar një pamje më të detajuar të duktuseve, si p.sh: ngushtim (strikturë), gurë në tëmth, tumore që shtypin duktuset, etj. Marja e një mostre të vogël indore (biopsi) nga stomaku, duodeni, duktusi pankreatik apo duktusi biliar pranë papilës. Kjo mostër e marrë për biopsy, mund të shihet në mikroskop për praninë e indeve dhe qelizave jonormale.

Sfinkteretomia. Nëse imazhet me rreze-X tregojnë praninë e një guri në duktus (kanal), mjeku bën zgjerimin e papilës (sfinkteretomi), për të lejuar gurin të zbresë në duoden. Guri mund edhe të kapet me anë të një “shporte”, të nxirret në duoden dhe të lihet të dalë me feçet.

Vendosja e stentit. Nëse rrezet-X tregojnë ngushtim, apo të kanalit të tëmthit, mjeku vendos një stent në këtë kanal për ta hapur atë. Stenti eshte nje tub i vogël plastik apo metalik, i cili vendoset në duktusin e bllokuar ose të ngushtuar për të përmirësuar derdhjen e lëngjeve të tëmthit, apo enzimave pankreatike në duodem në një mënyrë normale. Disa stenta janë dizenjuar që brenda pak javësh të hiqen pasi të kenë kryer funksionin e tyre. Disa të tjera hiqen apo ndërrohen pas 3-4 muajsh. edhe stenta të përhershme prej metali.

Kur procedura mbaron, endoskopi terhiqet butësisht jashtë. procedurë ERCP-je mund të zgjasë nga 30 min deri në mbi një orë, në varësi të cfarë eshtë e nevojshme të bëhet.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.