Sun. Aug 14th, 2022

Çfarë pasojash mund të sjellin infeksionet seksualisht të transmetueshme ?

© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
0
0

Nëse vëreni shenja të tilla shkoni menjëherë tek mjeku. Sa më shpejt të shkoni tek mjeku aq më lehtë është për t’u mjekuar dhe shëruar infeksioni. Nëse infeksionet seksualisht të transmetueshme nuk trajtohen ato mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore.

Pasojat e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave dhe të grave. Tek meshkujt, ato shkaktojnë infeksion të fshikës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim. Tek gratë infeksione të fshikës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre. Mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre, etj. Pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes. Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit.

(Visited 1 times, 1 visits today)

 

Gazeta Shëndeti Asked question

Add a Comment

 

 

Write your answer.
Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.

You cannot copy content of this page