0

Çfarë rëndësie ka në të vërtetë në fund të jetës??

Një grua vdiq në familjen e saj të madhe. Burri i saj ishte pronar dhe profesor. Atë burrin e quanin “Një fabrikë për të fituar para”. Ai e kaloi jetën duke fituar gjithnjë e më shumë. Familja e tij ka shumë pak kujtime me të. Ai ishte gjithmonë i zënë dhe kurrë atje për ta.
Djemtë e tij u vendosën në jetën e tyre diku larg nga vendi dhe ku u martuan; po ashtu edhe vajzat e tij.
Kur gruaja e tij vdiq, një ditë prej ditësh një shok i tiji shkoi tek ai për ngushëllime.
I gjori i tha shokut të vet: “Tani mendoj, atë që kam fituar. Kam punuar ditë e natë për të fituar këto para dhe çfarë më dha? Në fund të jetës sime, unë jam këtu vetëm, duke pritur që dikush të vijë dhe të flasë me mua për një kohë. Dua që dikush të marrë gjithçka që kam dhe të më japë kohën e tij. Kam nevojë që dikush të jetë këtu për mua.”
Secili nga ne mëson një gjë prej tij. Nuk janë paratë ato që kanë rëndësi. Nuk ka rëndësi asgjë materiale. Por është dashuria, janë kujtimet, janë marrëdhëniet, janë njerëzit që kanë rëndësi në fund të jetës sonë.
Kjo nuk do të thotë që paratë nuk janë të rëndësishme. Paraja ka rëndësinë e vet, por koha që kaloni me familjen tuaj është pak më e rëndësishme. Marrëdhënia që krijoni me familjen tuaj është edhe më e rëndësishme.
Ashfaq Ahmad thotë: “Marrëdhëniet janë si vitamina. Ju mund ta kaloni rininë tuaj pa to, por patjetër që do të kishit nevojë për to në pleqërinë tuaj.”

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment