Çfarë thotë teoria e relativitetit?

0

Kur dikush i referohet teorisë së relativitetit, në fakt ai po flet për dy teori, relativitetin special dhe atë të përgjithshëm, që u hartuan nga fizikani Albert Ajnshtajn në fillim të viteve 1900. Për shkak se jo të gjithë ishin në gjendje ta kuptonin këtë teori, Ainshtajni mendoi një mënyrë të zgjuar për ta shpjeguar. Ai tha: ?Kur një burrë qëndron pranë një vajze të bukur për një orë, i duket si një minutë. Por kur ai ulet mbi një sobë të ngrohtë për një minutë, i duket si një orë. Ky është relativiteti.? Përpara Ainshtajnit, njerëzit mendonin se koha dhe hapësira ishin të pandryshueshme. Por fizikani përdori llogaritjet matematikore për të shpjeguar se hapësira dhe koha mund të pësojnë ndryshime. Ai provoi se koha kalon ndryshe në varësi të fushës gravitacionale apo nëse lëviz shumë shpejt. Koha lëviz më ngadalë, për shkak të një fenomeni të quajtur ?zgjerimi i kohës?. Pra, koha varet nga forca të fuqishme si graviteti apo nxitimi. Kështu, nëse një objekt lëviz shpejt apo nëse mbi të veprojnë forca graviteti të fuqishme, koha për atë objekt do të kalojë më ngadalë, krahasuar me një objekt tjetër që nuk është në të njëjtën situatë.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.