0

Inkubacioni (periudha prej momentit të infektimit deri te paraqitja e shenjave të sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditë dhe në këtë fazë nuk ka shenja të sëmundjes. Pastaj fillon paraqitja e shenjave të sëmundjes e cila kalon nëpër dy stade:

loading...

1. Stadi kataral i cili shoqërohet me temperature të lartë, ngjizje të zërit dhe kollë, skuqje të konjunktivave së syrit. Në zgavrën e gojës në nivel të dhëmbëve të poshtëm molar paraqiten njollat e Koplikut që kanë ngjyrë të bardhë në të përhimët me skuqje rreth tyre me madhësi rreth 1 mm e që paraqesin shenjën e sigurt të fruthit.

Ky stad zgjat 3-4 ditë dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, të cilat kanë stad katarral më të shkurtër dhe jo shumë karakteristik.

2. Stadi egzantematik fillon në kohën kur temperatura është 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, që fillon së pari pas veshëve, në fytyrë, kokë (pjesën me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe të gjitha pjesët e lëkurës pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.

Ky stad zgjat 2-3 ditë dhe kur ekzantema paraqitet në tërë lëkurën temperatura, fillon të ulet. Pas 3-4 ditëve, ekzantema fillon të tërhiqet sipas rendit që është paraqitur nga poshtë-lartë.

Pas kësaj fillon edhe stadi i rekovaleshencës (përmirësimit) në të cilën pacienti fillon të përmirësohet, të kthehet në normalitet, temperatura bie në normale, ekzantema tërhiqet dhe kemi një qërim të lehtë të lëkurës në trup, por jo në shuplaka dhe duar, që e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon të kthehet oreksi.

Nëse i sëmuri vazhdon ende me shenja të sëmundjes si temperaturë, kollitje, atëherë flasim për komplikimet e fruthit të cilat janë: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumë i rallë 1:1 000 000 raste të të sëmurëve, është encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit të sëmundjes.

Pyetje të ngjashme
loading...
Asked question