0

Efektet anësore dhe komplikacionet e ERCP-së

Shumica e ERCP-ve nuk shoqërohen me probleme. Disa njerëz mund të kenë dhimbje të lehta të fytit një ditë pas procedurës. Ju mund të ndiheni i lodhur, apo i përgjumur për disa orë, nga efekti i sedativit.

Komplikime të rralla mund të përfshijnë:
– Ka një rrezik të vogël për zhvillimin e një infeksioni në gjoks pas ERCP-së.
– Në raste të rralla endoskopi mund të shkaktojë disa dëmtime të vogla tek zorra, duktusi biliar apo duktusi pankreatik. Kjo mund të shkaktojë gjakderdhje, infeksion dhe rrallëherë edhe ndonjë shpim.

Nëse keni një nga shqetësimet e mëposhtme brenda 48 orëve pas një ERCP-je, konsultohuni menjëherë me mjekun:
– Dhimbje barku – në mënyrë të veçantë, në qoftë se ajo përkeqësohet gradualisht dhe është e ndryshme ose më intensive se dhimbjet ‘e zakonshme’ që mund të keni si dhimbjet nga mostretja e mirë e ushqimit apo dhimbjet e zemrës
; – Ngritje temperature;
– Vështirësi në frymëmarrrje;
– Të vjella me gjak.

Inflamacioni i pankreasit (pankreatiti), shpesh ndodh pas ERCP-së. Në disa raste kjo mund të jetë mjaft serioze.

Rreziku i komplikimeve është më i lartë, nëse pacienti është në një gjendje jo të mirë shendetësore. Në këtë rast, duhen peshuar me kujdes përfitimet nga kjo procedurë kundrejt rrezikut të vogël të komplikacioneve.

Nëse pacientja mendon se ëshë shtatzënë duhet t’ia bëjë të ditur mjekut këtë fakt. Procedura mund të kryhet edhe nëse pacientja është shtatzënë, por duke marrë masa të veçanta. Përndryshe, procedura mund të shtyhet apo të kryhet një tip tjetër procedure.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment