Cilat janë funksionet e Mëlçisë ?
Mëlçia është lidhur ngushtë me drejtimin dhe funksionimin e saktë të metabolizmit të glukozës, yndyrës dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrës dhe i jepet trupit në mënyrë të kontrolluar.
Teprica deponohet si glikogjen. Gjatë urisë bëhet përsëri shpërbërja e substancës së deponuar në glukozë.
Mëlçia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) në pasqyrën e sheqerit në gjak dhe mund ta mbajë atë në një shkallë konstante pavarësisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon në mëlçi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpërbërjen e yndyrës.
- Sinteza :
- Gluconeogenesis (ndërtimi i sheqerit të rrushit – fruktozës) p.sh nga glicerina, laktati/piruvati
- Sinteza e ketoneve
- Sinteza e kolesterinës dhe e acideve të lëngut të tëmblit që vijnë nga kjo
- Sinteza e proteinave të gjakut si:
- Albumina
- Faktorët e koagulimit
- Proteinat e fazës akute të ndezjes
- Deponimi i :
- Glukozës në formë të glikogjenit
- Yndyrës në formë të lipo-proteinave
- Disa vitaminave
- Gjakut
- Sekretimi i lëngut biliar ose lëngut të tëmthit, një tretësirë enzimash që shërbejnë për tretjen
- Shpërbërja dhe ç`helmimi i :
- Eritrociteve të dëmtuara dhe të vjetra nëpërmjet të makrofagëve
- Bilirubinës (produkt i hemoglobinës)
- Amoniakut
- Hormoneve
- Medikamenteve
- Krijimi i gjakut të fetusit deri në javën e 7 të shtatzënisë (perioda hepato-lienale)
- Rregullimi i metabolizmit të vitaminave