Cilat janë komplikimet e synetisë apo cirkumzicionit ?
Komplikimet pas cirkumcizionit janë të një shkalle të ulët, janë të lehta, por mund të jenë dhe serioze. Komplikimet e lehta janë gjakderdhja dhe infeksioni, ndërsa komplikimet e rënda (më të rralla) janë fasciti nekrotik, sepsis (gjendje e rëndë e infeksionit të gjeneralizuar të organizmit), meningjiti, etj.
Komplikimet e rënda ndodhin kur procedura e synetisë bëhet nga njerëz jo të kualifikuar (xharrahu, infermieri, mjeku jo i trajnuar) dhe kur nuk janë respektuar rregullat e sterilizimit, apo kur janë përdorur materiale me afat të skaduar. Prandaj, gjithmonë kur fëmija juaj ka nevojë për kryerjen e procedurës së synetisë, qoftë për shkaqe religjioze, apo mjekësore, duhet të konsultoheni me kirurgun pediatrik ose Kirurgun e Përgjithshëm.