Cilat janë llojet e komës?
Llojet e komës mund të përfshijnë:
- Encefalopati toksiko-metabolike – Kjo është një gjendje akute e mosfunksionimit të trurit me simptoma të konfuzionit dhe/ose deliriumit. Kjo gjendje zakonisht është e kthyeshme. Shkaqet e encefalopatisë toksiko-metabolike janë të larmishme. Ato përfshijnë sëmundje sistemike, infeksion, mosfunksionim të një organi dhe gjendje të tjera fizike.
- Lëndimi anoksik i trurit – Kjo është një gjendje e trurit e shkaktuar nga mungesa totale e oksigjenit në tru. Mungesa e oksigjenit për disa minuta shkakton vdekjen e qelizave të indeve të trurit. Lëndimi anoksik i trurit mund të jetë rezultat i një ataku kardiak, plagosje në kokë ose një traumë, mbytja, mbidoza e drogave ose helmimi.
- Gjendja e vazhdueshme vegjetative – Kjo është një gjendje e pavetëdijes së rëndë. Personi nuk percepton atë ç’ka e rrethon dhe është i paaftë për lëvizje të vullnetshme. Me një gjendje të vazhdueshme vegjetative ekzistojnë frymëmarrja, qarkullimi i gjakut dhe ciklet e gjumit dhe zgjimit.
- Sindroma e bllokimit – Kjo është një gjendje e rrallë neurologjike. Personi është në paralizë gjenetale me përjashtim të muskujve të syve, por mbetet i zgjuar, vigjilent dhe me një mendje normale.
- Vdekja e trurit – Kjo është ndërprerje e pakthyeshme e të gjithë funksioneve të trurit. Vdekja e trurit mund të jetë rezultat i një lëndimi të gjatë ose të përhapur të trurit.
Postime të ngjashme
Gazeta Shëndeti Changed status to publish