Cilat janë masat parandaluese për fruthin?

0
loading...

Përdoren masat aktive dhe pasive të mbrojtjes.

Mbrojta pasive bëhet me aplikimin e gamaglobulinës hiperimune humane, e cila deri në moshën tre vjeçare jepet në dozë 3-5 ml me rrugë intramuskulare. Nëse jepet mbrojtja pasive deri në ditën e tretë pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sëmundjes, e nëse jepet në ditën 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumë të lehtë.

Dhënia e gamaglobulinës bëhet vetëm në rast të epidemisë te fëmijët kahetik (të dobët fizikisht), te ndonjë sëmundje që nuk mund të aplikohet vaksina.

Mbrojtja aktive kundër fruthit bëhet me vaksinë të cilës i nënshtrohen të gjithë fëmijët posa të kenë mbushur 12 muaj, konkretisht të gjithë personat prej moshës 1-14 vjeçare e të cilët nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Vaksinimi kundër fruthit bëhet me një dozë prej 0.5 ml të vaksinës së dobësuar e cila jepet me rrugë subkutane (nënlëkurë) në pjesën e pasme të krahut. Vaksina mund të jepet zakonisht si vaksinë e kombinuar fruth + parotid + rubeolë.

Rivaksinimi i fëmijëve bëhet para moshës shkollore.

Pas infeksionit nga kjo sëmundje mbetet imunitet i përjetshëm.

Pyetje të ngjashme
No tags for this post.

Related posts

Asked question
Write your answer.