Cilat janë masat për parandalimin e dështimit të graftit autovenoz ?
Masat për parandalimin e dështimit të graftit autovenoz janë monitorimi intraoperativ i preparimit dhe nxjerrjes së venës
dhe masat medikamentoze.
Monitorimi intraoperativ i gabimeve teknike si përdredhjes ose lakimit të venës, stenozës në vendin e anastomozës dhe
diseksionit mund të bëhet me angjiografi, angjioskopi ose ultrazë intravaskular.
Angjiografia intraoperative pas përfundimit të urëzimit është metodë më së sheshti e aplikuar. Të dhëna të rëdësishme hemodinamike mund të
ofrojë duplex ultrazëri intraoperativ.
Barnat që promovojnë kalueshmërinë e graftit janë iloprosti, aspirina, tiklopidina, klopidogreli, varfarina dhe heparina.
Anestezioni lokal duke zvogëluar rezistencën periferike po ashtu ndihmon kalueshmërinë e graftit autovenoz.