Cilat janë mënyrat e foljes ?

0
loading...

Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:

– si diçka e realizuar : Ne punuam.
– si diçka e dëshirueshme: punofsh gezuar kompjuterin e ri!
– si urdhër: Punoni!
– si habi: Punuakan!
Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këta kuptime quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.

Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje:

iliri spo ha buken
Iliri nuk po mëson.
A po mëson Iliri?
Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkaqë dëshirojmë ose presim të ndodhë

Po të punosh do të fitosh. Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:

Po të punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin. Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi. Ajo ka 4 kohe pakryer , e tashme , me se e kryer , e kryer :

Sa qenka rritur – e tashme
Ai paskesh pasur te drejte – me se e kryer
Une paskam qene e pasur – e kryer
Ai paska pasur te drejte – e kryer
Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:

Shkofsh e ardhsh shëndosh!
U bëfsh njëqind vjeç!
raftë pika!
Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:

Punoni më mirë.
Mësoni më shumë.
Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veçanta për kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.

Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as kohë as vetë as numër.

Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja: – pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.;

Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë,: punua(r) – punua, bler(ë)- ble(rë), gjet(ur) – gjet thën(ë) – thën.

– paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;
– përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;
– mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa mësuar, pa marrë etj.;
Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.