0

Cilat janë ndërlikimet apo komplikimet e gripit ?

Ndërlikimet e gripit janë të rralla e të lehta si sinuzitet, otitet, tonzilitet etj. Ndërlikimet më të rënda, që mund të rrezikojnë jetën e të sëmurit janë ato pulmonare (pneumonia virale primare, pneumonia bakterore sekondare), kardikae (miokarditi, perikarditi) dhe neurogjene (Syndroma Reye, neuritet, radikulitet, encefaliti).

Ndërlikimet shoqërohen me një rritje të re të temperaturës nga dita e 5-10 e sëmundjes. Në rastin e një pneumonie dytësore i sëmuri ka sputum mukopurrulent hemorragjik që shkaktohet më shpesh nga Stafilokoku, Streptokoku Haemophilus influenzae. Vërehen zakonisht në të sëmurë të moshuar, me sëmundje kronike dhe imunitet të ulur.

Sindroma Rej është një ndërlikim i rrallë por i rëndë që prek moshat fëminore dhe ka vdekshmëri deri në 40% të rasteve. Shoqërohet me dëmtime të rënda të mëlçisë dhe sistemit nervor qendror. Faktor predisponues është përdorimi i preparateve të acidit acetilsalicilik për ulje të temperaturës.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment