Cilat janë përfitimet kryesore nga Acidi Folik ?

90 viewsVitaminatAcidi folik
0
loading...

Cilat janë përfitimet kryesore nga Acidi Folik ?


Përfitimet kryesore nga Acidi Folik

1. Formimi i qelizave të kuqe të gjakut — Marrja e dozave adekuate të acidit folik është thelbësore për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Mungesa e acidit folik mundet që në raste të rralla të çojë në brenga për shendetin e gjakut dhe të shkaktojë lodhje dhe plogështi sikurse edhe ndryshime të disponimit dhe frymëmarrjes.

2.Zhvillimi i shëndetshëm i fetusit —Acidi folik është një nga mikronutricientët kryesorë për zhvillimin e hershëm të fetusit në miter. Gratë në moshën e shtatëzanisë preferohet të marrin 600 mcg acid folik në ditë edhe në javët dhe muajt para fillimit të shtatëzanisë për të ndihmuar zhvillimin e fetusit.

3.Shëndeti i zemrës — Hulumtuesit po e vështrojnë me kujdes se si acidi folik ndikon në nivelet e homocysteinës pasi që nivelet e homocysteinës janë të ndërlidhura me sëmundjet kardiovaskulare. Pasiqë folate dhe Vitaminat B tjera janë të përfshira në metabolizmin e homocysteinës, hulumtuesit e kanë zhvilluar hipotezën se ato mund të ndihmojnë në disa sëmundje kardiovaskulare duke i zvogëluar nivelet e homocysteinës.

4.Disponimi — Disa studime kanë treguar se individët me ndryshim disponimi kanë mungesë të acidit folik. Anipse duhen studime shtesë për të vërtetuar ndikimin e suplementeve të acidit folik te këta individë hulumtuesit besojnë se acidi folik mund të jetë shtojcë e mirëseardhur ne metodat aktuale për trajtimin e këtij problemi.

5.Shëndeti i syve — Duket se eksiston një ndërlidhje mes acidit folik (dhe Vitaminave B në përgjithësi) dhe shëndetit të syve. Një studim 7 vjeçar ka dëshmuar se acidi folik dhe vitaminat B tjera mund ta ndihmojnë të pamurit dhe shëndetin e syve.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.