0

Rreziqet e operacionit

loading...

Edhe pse operacioni i hernies është njëra prej operacioneve më të shpeshta kirurgjikale, ajo sikur çdo ndërhyrje tjetër, ka rreziqet e veta. Kjo përfshinë gjakderdhjen, infeksionin, krijimin e vragës, shenjë, por edhe mospranimin apo reaksionin e organizmit ndaj aplikimit të rrjetës.

Gjithashtu, nuk duhet përjashtuar dhembjet pas operacionit të hershëm apo të vonshëm, lëndimet apo dëmtimet e testisit, ndjenja e mpirjes së pjesës së operuar, pamundësinë e urinimit dhe mos daljen jashtë.

Opsion mbeten komplikimet e anestezionit dhe përsëritja e hernies. Të gjitha këto, duhet t’i sqarohen pacientit nga mjeku i vet para ndërhyrjes kirurgjike dhe t’i pranojë rreziqet.

Pas miratimit me nënshkrim të pacientit dhe familjarëve, bëhet përgatitja që nënkupton analizat e gjakut, kontrolli i kardiologut për gjendjen e zemrës, bëhet rëntgeni i mushkërive, kërkohet ndërprerja e pirjes së duhanit një muaj para operacionit (sepse e rrit rrezikun e komplikimeve).

Para dhe pas operacionit

Shumica e pacientëve me hernie të pakomplikuara, nuk kanë nevojë të qëndrojnë në spital pas operacionit, por mund të lirohen në shtëpi brenda ditës dhe të trajtohen në mënyrë ambulantore.

Pacienti në afatin më të shkurtër mund t’i kthehet jetës normale pa ndonjë ndalesë specifike. Fillon me ecje të menjëhershme pas operacionit, po të njëjtën ditë. Ecja është e domosdoshme për ta parandaluar trombozën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në vena të këmbëve.

Komplikimet tjera si ënjtja dhe dhimbja, parandalohen duke i përmbajtur këshillave të mjekut për trajtim pas operacionit dhe marrjes së barnave sipas këshillave mjekësore. Mirëpo, rastet dallojnë dhe sa më vonë që është trajtuar, rriten mundësitë e komplikacioneve.

Te rastet e rënda, dmth të vonuara në trajtim për shkak të neglizhencës, mund të bëjnë që të zgjatet qëndrimi në spital, por edhe disa pacientë të moshuar kërkojnë trajtim më të gjatë dhe përgatitje më të mirë para operacionit, gjëra të cilat vendosen nga kirurgu në bashkëpunim me mjekun e vet.

loading...
Asked question