Cilat janë shenjat dhe simptomat e kolitit ulçeroz?

0
loading...

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kolitit ulçeroz?

Shenjat më të shpeshta të kolitit ulceroz janë dhimbje barku dhe diarre me përmbajtje hemorragjike. Pacientët gjithashtu mund të shfaqin:
Anemi (prej daljeve të shpeshta me gjak);
Lodhje (prej anemisë dhe diarresë);
– Humbje në peshë (prej daljeve të shpeshta diarreike);
– Humbje oreksi;
– Hemorragji rektale( gjak i pastër sikur ke prerë gishtin);
– Humbje të lëngjeve dhe mikroelementeve (prej diarresë);
– Elemente në lëkurë;
– Dhimbje të kyçeve;
– Probleme në rritje dhe zhvillim (zakonisht kur sëmundja shfaqet që në fëmijëri të hershme).

Rreth gjysma e pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë gjysmat e këtyre shenjave të sipërpërmendura. Të tjerët vuajnë nga temperatura e lartë, barkqitja me përmbajtje hemorragjike, nauze dhe dhimbje të forta të barkut. Koliti ulçerativ gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tjera si artrit, inflamacion të syve, sëmundje të mëlçisë dhe osteoporozë. Shkencëtaret mendojnë se këto komplikacione ndodhin si rrjedhojë e inflamacionit të shkaktuar nga sistemi imunitar. Disa prej problemeve zhduken kur koliti mjekohet.

Pyetje të ngjashme
No tags for this post.

Related posts

Asked question
Write your answer.