Cilat janë shenjat dhe simptomat e Morbus Crohn ?
Sëmundja e Crohn-it karakterizohet me dhimbje të barkut të cilat
mund të shoqërohen me barkqitje të shpeshta dhe ujore ,me ngushtim të
zorrëve dhe fistulizim. Poashtu sëmundja karakterizohet me shpërthime të
paparashikueshme dhe afatgjata.
Shenjat dhe simptomat tjera përcjellëse të Crohn-it janë: ethe,
humbje peshe, anoreksi, të përziera, të vjella, kequshqyerje, lodhje e
përgjithshme, humbje e vitaminave, dobësim i eshtrave, gjakderdhje nga
zorra e trashë, pastaj ndryshimet psikosociale si: depresion, ankth,
vështirësi për përballimin e gjendjes.
Postime të ngjashme
Gazeta Shëndeti Asked question