0

Shumë prej të infektuarve me sifiliz nuk shfaqin asnjë simptomë prej vitesh. Gjatë kësaj kohe ata mund të jenë në rrezik për komplikacione të mëvonshme nqs nuk trajtohen.

loading...

Përhapja ndodh nga personat që kanë lezione active dhe që janë në stadin primar dhe atë sekondar. Shumë prej këtyre lezioneve nuk arrijnë të dallohen ose neglizhohen. Për këtë arsye shumë transmetime ndodhin nga persona të cilët nuk e dinë që janë të infektuar.

Stadi I:Në këtë stad dallojmë një ose disa lezione të quajtura shankre (chancre), që janë të fiksuara, rrethore, të vogla dhe të pa dhimbshme. Shenjat e para shfaqen 10 – 90 ditë pas infeksionit, zgjasin 3-6 javë dhe shërohen pa trajtim. Kjo nuk do të thotë që infeksioni shërohet vetvetiu. Nqs nuk trajtohet, sifilizi I stadit I kalon në stadin II.
Stadi II:Pullat e kuqe në lëkurë dhe lezionet e mukozave fillojnë menjëherë pas mbarimit të stadit I. Pullat e lëkurës anë të kuqe ose të kuqërreme në kafe, dhe shaqen në pëllëmbë dhe në shputat e këmbëve. Shenja të tjera janë ethet, limfadenopati (fryrje të ganglioneve), rënie të flokëve, dhimbje koke, rënie në peshë, dhimbje muskulare dhe lodhje.
Sifilizi latent (i fjetur):Në këtë rast sifilizi nuk shfaq asnjë shenjë dhe mund të zbulohet vetëm përmes një analize gjaku. Nqs nuk trajtohet sifilizi latent mund të zgjasë edhe gjithë jetën. Megjithëse shumë të infektuar me sifiliz latent nuk bëjnë kurrë asnjë problem serioz, disa të tjerë mund të pësojnë avancim të infeksionit deri në stadin final (sifilizin terciar).
Stadi III (terciar):Është stadi final. Fillon kur shenjat e stadin II zhduken plotësisht. Stadi III prek gjithë organizmin. Shenjat dhe simptomat përfshijnë veshtirës në koordinimin e lëvizjeve, paralizë, mpirje, verbim gradual dhe demencë. Në stadin III sifilizi nuk është ngjitës, megjithëse dëmi tek i infektuari mund të shkaktojë edhe vdekje.

Pyetje të ngjashme
loading...
Asked question