0

Shenjat fillestare të diabetit janë: Etje e shtuar, pra pirje uji në sasi të madhe, urinim i shpeshtë/ dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku,shikim i mjegullt,mungese e theksuar përqendrimi,mpirje e duarve ose e këmbëve,plagë të ndryshme që mezi mbyllen,infeksione të ndryshme. Nuk duhet harruar asnjëherë se në shumicën e rasteve , diabeti tip 2 mund të mos shfaqë fare shenja, mund të rrijë i heshtur për vite me radhë, dhe vetëm kur sëmundja e diabetit ka përparuar, shfaqen një sërë shenjash klinike, të cilat janë tipike dhe lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozën e saj.

Asked question
Add a Comment