Cilat janë shenjat kryesore klinike me të cilat manifestohet narkolepsia?

138 viewsPsikiatriaNarkolepsia
0
loading...

Cilat janë shenjat kryesore klinike me të cilat manifestohet narkolepsia?

Simptoma e parë klinike që shfaqet është përgjumja e tepërt gjatë ditës, e cila mund të mbetet e pazbuluar për një kohë të gjatë, pasi zhvillohet gradualisht për një kohë të gjatë. Pacientët mund të bien në gjumë në kohë dhe në vende të papërshtatshme, për shembull kur shikojnë TV, lexojnë një libër, ngasin makinën, marrin pjesë në një takim, ose në një bisedë. Pacientët mund ta përshkruajnë këtë simptomë, si: lodhje, përgjumje, dembelizëm, ose energji e ulët. Gjumi i ditës është i pranishëm edhe pas gjumit normal të natës. Gjumi i tepërt është i pranishëm gjatë gjithë ditës, por pacienti me përpjekje ekstreme mund të rezistojë për ca kohë deri sa mbingarkohet dhe rezulton me një episod gjumi me kohëzgjatje të larmishme (sekonda ose minuta). Simptomat e tjera mund të pasojnë përgjumjen e tepërt të ditës në muaj, ose në vite. Një simptomë tjetër në kuadër të narkolepsisë është katapleksia, me të cilën kuptojmë humbjen e tonusit muskular. Pra katalepsia është një humbje e papritur, e përkohshme e kontrollit të muskujve në një person me narkolepsi.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.