Cilat janë shkaqet e amenorresë ?

0
loading...

Cilat janë shkaqet e amenorresë ?

Shkaqet e amenorresë

Shkaku ka të ngjarë të jetë i ndryshëm për amenorrenë primare dhe sekondare.
Amenorrea primare
Një shkak i zakonshëm i amenorezës parësore është një histori familjare e menstruacioneve të vonuara. Sidoqoftë, ndonjëherë ekziston një problem gjenetik. Kushtet gjenetike që mund të ndalojnë vezoret të punojnë siç duhet përfshijnë:
-Sindromi Turner;
-Sindroma e pandjeshmërisë së androgjenit, e cila çon në nivele të larta të testosteronit;
-Defektet Myllerianë (tubat fallopiane jo mirë të zhvillura;)
-Mund të ketë një problem strukturor në lidhje me zhvillimin e organeve gjenitale që është i pranishëm që nga lindja. Herë pas here, mitra dhe tubat fallopiane mund të mungojnë;
-Sindroma Mayer-Rokitansky-KusterHauser (MRKH).
Amenorrea sekondare
Menstruacioni mund të ndalojë për një numër arsyesh. Kjo perfshin:
-Nje çrregullim gjinekologjik;
-Sëmundje serioze;
-Stresi fizik, Ushtrimet e tepruara;
-Humbja e shpejtë e peshës
-Indeks shumë të ulët të masës trupore (BMI). Kur BMI bie nën 19, rreziku i zhvillimit të amenorresë sekondare rritet ndjeshëm;
-Një tronditje emocionale e rëndë ose stresi ekstrem gjithashtu mund të bëjnë që menstruacionet e një gruaje të ndalen;
-Medikamente ( kontraceptivët, antipsikotikët, kimioterapia, antidepresivët, antialergjikët).
Amenorreja gjithashtu mund të rezultojë nga një sëmundje afatgjatë, siç janë:
-Sindromi i vezores policistike (PCOS)
-Dështimi i parakohshëm i vezores
-Problemet e hipofizës talamike
-Problemet e gjëndrës tiroide
-Sëmundjet e gjëndrës mbiveshkore

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.