Cilat janë shkaqet e stresit?

0
loading...

Cilat janë shkaqet e stresit?

Kush e shkakton stresin ?

Situatat dhe presionet që shkaktojnë stresin janë të njohur si stresorë. Zakonisht i mendojmë stresorët si diçka negative. Mund të shkaktohet edhe nga situata që kërkojnë një përshtatje me situatat nga ne, përfshi edhe ndodhi pozitive, si: martesa, blerja e shtëpisë, shkollimi, promocioni në punë. Jo gjithmonë stresi shkaktohet nga faktorë të jashtëm. Shpesh stresi mund të gjenerohet nga ne. Sido që të jetë lloji i stresorit është shumë e rëndësishme perceptimi që e kemi mbi të.

P.sh pritja e gjatë në radhë në një trafik të rënduar, mund të përjetohet si stresuese ose e këndshme për atë që shijon muzikën në pritje të lirimit të trafikut. Disa situata dhe shkaqe që mund të shkaktojnë stres nga jashtë: Ndryshime të mëdha në jetën tonë, puna ose shkolla, një marrëdhënie e vështirë, probleme financiare, të qënit shumë i zënë, familja dhe fëmijët. Situata dhe shkaqe të brendshme që shkaktojnë stres: merakosja kronike, pesimizmi, mendimet negative, pritshmëritë jo realiste, perfeksionizmi, mungesë fleksibiliteti, zakoni i të pasurit çdo gjë ose asgjë.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.