Cilat janë shkaqet që i shkaktojnë thinjat e flokëve?

306 viewsDermatologjiaFlokët
0
loading...

1. Gjenetika

Është faktor shumë i rëndësishëm për përcaktimin se në cilën moshë flokët do të humbin pigmentin e tyre. Për disa njerëz, kjo mund të ndodhë edhe para moshës 20 vjeçare, ndërsa për shumë të tjerë thinjat mund të shfaqen shumë më vonë. Nëse familjarë tuaj të afërt kanë pasur këtë ndryshim në flokë në moshë më të hershme, atëherë patjetër që mund ta keni edhe ju.

2. Mungesa e melaninës

Në shumicën e rasteve, mungesa e melaninës është shkaku kryesor i zbardhjes së flokëve. Prodhimi i melaninës varet nga ushqimet e duhura dhe marrja e proteinave. Mungesa e këtyre lëndëve ushqyese qon në rënien e madhe të pigmentit melaninë.

3. Sëmundje autoimune

Një sëmundje autoimune gjithashtu mund të shkaktojë thinja të parakohshme në flokë. Kjo ndodhë kur sistemi imunitar i organizimit tonë sulmon qelizat e veta. Në rastin te alopecia dhe vitiligo, sistemi imunitar mund të sulmojë flokët dhe të shkaktojë humbjen e pigmentit (melaninës).

4. Çrregullimi i tiroides

Ndryshimet hormonale të shkaktuara nga probleme me tiroide të tilla si: hipertireoza dhe hipertireoza, mund të jenë përgjegjëse për shfaqjen e thinjave të parakohshme. Tiroidja është një gjëndër në formë fluture e vendosur në bazën e qafës, e cila ndihmon në kontrollimin e shumë funksioneve trupore siç është metabolizmi. Shëndeti i tiroides mund të ndikojë edhe në ngjyrën e flokëve. Kur gjëndra tiroide është tepër aktive ose joaktive, mund të bëhet shkas që organizmi të prodhojë më pak melaninë.

5. Mungesa e vitaminës B-12

Flokë të thinjur në një moshë të re mund të tregojnë edhe për një mangësi të vitaminës B-12. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë si dhe kontribuon në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe në ngjyrën e tyre.
6. Kushtet mjekësoreDisa kushte themelore mjekësore mund të shkaktojnë shfaqje më të shpejtë të thinjave. Ndër këto probleme përfshihet mungesa e vitaminës B12 ose probleme me gjëndrat tiroide dhe të hipofizës.

7. Stresi

Pasojat e stresit kronik mund të përfshijnë: problemet e gjumit, ankthin, ndryshime në oreks, tension të lartë, të gjitha këto shkaktojnë depigmentim të flokëve, poashtu konsumimi i tepruar i alkoolit dhe ushqimeve të shpejta janë faktorë tjerë që përshpejtojnë këtë proces.

8. Pirja e duhanit

Ekziston një lidhje e ngushtë mes thinjave të parakohshme të flokëve dhe pirjes së duhanit. Pirja e duhanit ngushton enët e gjakut, ngushtim i cili mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në folikulet e flokëve dhe të shkaktojnë humbje të flokëve. Përveç kësaj, toksinat në cigare mund të dëmtojnë pjesët e organizmit duke përfshirë edhe folikulat e flokëve, duke shkaktuar thinjat në një moshë të re.

9. Kimikatet

Përdorimi i shamponave me bazë kimike, sapuneve, ngjyrave të flokëve etj, mund të shkaktojë drejtpërdrejt thinjat.
10. Faktorët e jashtëm

Ndryshimet në ngjyrën e flokëve mund të ndodhin për shkak të faktorëve të jashtëm si klima, ndotja dhe ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara. Këta faktorë përshpejtojnë procesin e plakjes së flokut.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.