0

Cilat janë simptomat e depresionit madhor ?

loading...

Depresioni madhor konsiston në një ose më shumë episode depresive të cilat ndërpresin funksionimin e zakonshëm të njeriut. Kriteret për diagnostikimin e një episodi të depresionit madhor janë si më poshtë:

1. Humori depresiv është i pranishëm gjatë gjithë ditës, sinjalizohet nga personi i prekur (psh, ndihem i trishtuar, bosh), ose vëzhgohet nga të tjerët, ( qan, ofshan). Shënim- vërehet rritim tek fëmijët dhe adoleshentët.

2. Zvogëlim i ndjeshëm i interesit ose kënaqësisë për të gjitha aktivitetet e ditës, praktikisht gjatë gjithë ditës, që vërehet nga vetë personi ose vëzhgohet nga të tjerët.

3. Humbje e ndjeshme e peshës ose mungesë regjimi të të ushqyerit ( humbje e oreksit, ose shtim i oreksit gjatë ditës; në disa raste konsumim ushqimi i tepërt dhe mbi nevojat trupore).

4. Pagjumësi ose gjumë i tepërt gjatë ditës ( njeriu ndihet i përgjumur, ka nevojë të flejë).

5. Përshpejtim (axhitim) ose ngadalësm i lëvizjeve psikomotore pothuajse gjatë gjithë ditës, i vëzhguar nga të tjerët; i pashoqëruar nga ndonjë ndjenjë subjektive për fibrilitet (lëvizje të shpeshta, të pakontrolluara) ose ngadalësim të funksioneve të brendshme dhe të jashtme.

6. Ndjenjë lodhjeje ose ndjenjë e vazhdueshme e mungesës së energjisë që zgjat gjatë gjithë ditës.

7. Ndjenjë nënvlerësimi ose faji e tepërt , e papërshtatshme, e pashoqëruar me shkaqe reale të vlefshme, (që në disa raste tentojnë të jenë delirante) dhe që zgjasin përgjatë gjithë ditës.

8. Zvogëlim i amplitudës së të menduarit dhe e përqendrimit dhe rritje e pavendosmërisë që zgjat gjithë ditën dhe sinjalizohet nga vetë personi ose vërehet nga ë tjerët.

9. Mendime të vazhdueshme për vdekjen, jo vetëm frikë nga vdekja; ide vetëvrasëse të vazhdueshme, pa plan të caktuar vetëvrasjeje ose tentativa vetëvrasjeje.

Të tjera simptoma që janë vazhdimisht të pranishme, edhe pse nuk përbëjnë kriteret për diagnostikimin e depresionit janë: tendencë për të qarë, bluarje e mendimeve negative gjatë natës, irritim, mendime obsesive, ankth, frikë, fobi të caktuara, preokupim i tepërt për shëndetin fizik, ankime të shpeshta për dhimbje të natyrës fizike e trupore, vështirësi në marrëdhëniet intime dhe sociale, vështirësi seksuale. Disa persona shfaqin kriza të panikut. Në 15% të rasteve shfaqen simptoma psikotike, të tilla si halucinacionet dhe deliri. Një episod madhor kualifikohet në varësi të rëndësisë së tij në tre faza: depresion i lehtë, mesatar dhe rëndë.

Pyetje të ngjashme
loading...
Asked question