Disa probleme anorektale që përfshijnë fisurat, abcesin, irritimin, kruajtjen dhe djegien (pruritis ani), kanë të njëjtat shenja dhe gabimisht i referohen hemorroideve. Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme për jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.
Ndonëse shumë njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe WC. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit, irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroidesh quhen të prolabuara.
Shenjat e hemorroideve të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr të madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situatë e cila njihet si trombozë e hemorroideve të jashtme.
Përveç kësaj, lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës së anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund të bëhet një rreth vicioz shenjash. Mukusi i tepërt gjithashtu mund të shkaktojë kruarje.