Cilat janë stinët e vitit ?

196 viewsGjeografiaStinët e vitit
0
loading...

Toka kryen një rrotullim rreth Diellit një herë në vit ose në 365 ditë. Viti ndahet në katër stinë.

Stinët e vitit janë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.

Në disa vende afër poleve ka një ndryshim shumë të madh të klimës midis verës dhe dimrit.

Në verë, ditët janë më të gjata dhe më të ngrohta, ndërsa në dimër janë më të shkurtëra dhe më të ftohta.

Në vende të tjera afër ekuatorit nuk ka ndryshim të madh.

Ekzistenca e stineve lidhet me shmangien e bushtit të Tokës nga rrafshi i rrotullimit të saj rreth Diellit. Kjo shmangie është 23.5º. Gjatë rrotullimit të Tokës rreth Diellit, për gjashtë muaj poli i Veriut është anuar drejt Diellit dhe gjashtë muaj të tjerë ai është anuar në anën e kundërt të Diellit.

Shmangia e bushtit të Tokës shpjegon:

  1. Gjatësitë e ndryshme të ditëve në verë dhe në dimër
  2. Temperaturat e ndryshme në verë dhe në dimër
  3. Lartësitë e ndryshme të Diellit në kuoën qiellore në verë dhe në dimër.
No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.