0

Udhqimet që duhet t’u shmangen plotësisht janë buka e bardhë, gjevreku, simitet, biskotat, pastat, akulloret, rrushi, frutat e thata, mishrat e përpunuar si “hot-dog”, hamburger,ushqimet e skuqura. Duhet te shmangen edhe ushqimet që shkaktojnë alergji, sepse mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit, duke shkaktuar inflamacion, ose mund t’i shkatërrojë qelizat beta të pankreasit qe prodhojne insulinë.
Ushqimet që mund të përdoren pa kufizme janë: zarzavatet, domatet, karrotat, marullat, lulelakrat, specat, qepët, lakër e bardhë etj.
Vaktet e ushqimeve që janë tre gjatë ditës(mëngjes,drekë,darkë) duhet të pëmbajnë më pak kalori dhe të plotësohen edhe me tre vakte tjera,në këtë mënyrë mundësohet një mbajtje më stabile e shëqerit në gjak.
Aktiviteti i lehtë fizik – shfaqja e diabetit nuk duhet të bëhet pengesë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Falja e namazit është një mënyrë e shkëlqyer për parandalimin apo menaxhimin e diabetit, pasi ka në vetvete aktivizim të tërësishëm të sistemit osteomuskular, poashtu ndikon dukshëm në reduktimin e stresit,gjithashtu ecja në natyrë e luan rolin e vet. Pra diabeti në përgjithësi është i menaxhueshëm nëse eksiston vullnet per ta mposhtur atë!

loading...
loading...
Asked question