Cilët janë llojet e diabetit?

0

1. Tip 1 – diabeti insulinvartës;
2. Tip 2 – diabeti joinsulinvartës (diabeti insulinrezistues);
3. Diabeti i shtatëzanisë etj

Diabeti “Tip 1” – njerëzit me diabet të tillë nuk prodhojnë aspak insulinë, ose nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinë nga pankreasi. Me qenë se insulina është e nevojshme për metabolizmin (futjen e sheqerit në qeliza) qelizat e trupit nuk mund të marrin ushqimin e nevojshëm nga glukoza dhe kështu glukoza grumbullohet në ndërsa qelizat e trupit janë të uritura për glukozë. pjesë e glukozës së grumbulluar në , mund të kthehet në yndyrë, por pjesa më e madhe derdhet në urinë. Ky lloj diabet, mund të ndodh në çfarëdo moshe, qoftë edhe në fëmijëri, apo pas kalimit të ndonjë infeksioni ku dëmtohen qelizat beta të pankreasit. Ky lloj diabeti kërkon përdorimin e insulinës.
Diabeti “Tip 2” – është shumë më i shpeshtë se diabeti Tip 1, ndryshe quhet insulinë rezistues. Në këtë rast trupi prodhon insulinë, por qelizat e trupit janë të pandieshme ndaj saj. Kjo dukuri po ndodh çdo vit e më shumë si pasojë e obezitetit (trashësisë), ushqimit jo të përshtatshëm, stilit të jetës, mungesës së aktivitetit etj.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.