0

Urinimi i shpeshtë mund të shkaktohet nga sëmundjet që prekin traktin urinar, i cili përfshin veshkat, tubat që lidhin këto organe me fshikëzën e urinës (uretër), fshikëza e urinës dhe kanali nëpërmjet të cilit del jashtë trupit urina (uretra). Faktorë të ndryshëm mund të lidhen me urinimin e shpeshtë, si: • Infeksioni, sëmundja ose irritimi i fshikëzës së urinës; • Gjendje që rrisin prodhimin e urinës; • Ndryshimet në muskujt, nervat ose inde të tjera që prekin funksionin e fshikës së urinës; • Trajtime të caktuara për kancerin; • Ilaçe ose pije që rrisin prodhimin e urinës.

Në varësi se çfarë e shkakton urinimin e shpeshtë, ju mund të përjetoni probleme të tjera urinare, si: • Dhimbje ose parehati gjatë urinimit; • Nevojë urgjente për të urinuar; • Vështirësi në urinim; • Humbje të kontrollit të fshikës së urinës; • Një ngjyrë të pazakontë të urinës. Sëmundje të caktuara, gjendje ose faktorë të tjerë që mund të çojnë në urinim të shpeshtë janë: • Shkarje të mëparshme të organit (prolaps); • Ankthi; • Hiperplazia prostatike beninje; • Gurët në fshikën e urinës; • Ndryshime në funksionimin e veshkave; • Diabeti insipidues; • Diuretikët; • Konsumimi i tepërt i lëngjeve të ndryshme, alkoolit ose kafeinës; • Cistitet intersticial; • Infeksion në veshka; • Fshikës tepër aktive; • Shtatznia; •Prostata; • Trajtimet me rreze që prekin legenin ose pjesën e poshtme abdominale; • Diabeti i tipit 1; • Diabeti i tipit 2; • Shtrëngimi uretral; • Inkotinenca e urinës ose humbja e kontrollit të vezikës për të mbajtur urinën; • Gurët në veshka; • Inflamacioni i vaginës.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment