Cili është funksioni i testosteronit në organizmin e një gruaje?

64 viewsEndokrinologjiaTestosteroni
0
loading...

Cili është funksioni i testosteronit në organizmin e një gruaje?

Testosteroni dhe hormonet tjera mashkullore luajnë rol të rëndësishëm në organizmin e gruas. Ndikojnë në:

– Shëndetin e eshtrave
– Gjinj
– Fertilitet (mbetja shtatzënë)
– Ciklin menstrual
– Epshin dhe kënaqësinë seksuale
– Mirëqenien e vagjinës

Organizmi i gruas shumë lehtësisht e shndërron testosteronin (dhe androgjenet tjera) në hormone seksuale femërore.

Normalisht edhe tek vajzat (ashtu siç ndodh edhe tek djemtë), gjatë pubertetit ndodhë një rritje e hovshme e prodhimit të hormoneve seksuale (testosteronit dhe estrogjenit). Kjo rritje vazhdon edhe kur ajo vajzë do të jetë një grua.

Prodhimi i hormoneve seksuale ndikon në zhvillimin e karakteristikave seksuale sekondare si pamja trupore, tonaliteti i zërit (zëri i thellë dhe zëri i hollë), rritja e qimeve në fytyrë e trup, zhvillimi i gjinjve etj.

Tek një grua, edhe pse prodhohen hormone mashkullore, nuk shfaqen karakteristikat mashkullore, sepse testosteroni vepron ndryshe në organizmin e tyre dhe shumë shpejt shndërrohet në estrogjen. Por, ka raste kur organizmi i një gruaje prodhon sasi të shtuar të hormoneve mashkullore dhe rrjedhimisht trupi i tyre nuk arrin ta shndërrojë në estrogjen.

Si rezultat ndodhë virilizimi apo maskulinizimi që është theksimi i karakteristikave seksuale sekondare mashkullore si:

– Shfaqja e qimeve në fytyrë e trup
– Rënia e flokëve
– Aknet
– Problemet me nivelin e sheqerit në gjak
– Infertiliteti
– Mungesa e menstruacioneve
– Obeziteti
– PCOS (sindromi i vezoreve policistike).

Është shumë e rëndësishme që të zbulohet problemi mjekësor i cili shkakton rritjen e këtyre hormoneve. Mund të jenë problemet me vezoret, me gjëndrat mbiveshkore ose ndonjë problem tjetër. Ndonjëherë, edhe pse trajtohet dhe normalizohet problemi mjekësor, prapëseprapë niveli i hormoneve mashkullore vazhdon të mbetet i lartë. Zakonisht mjekimi bëhet me glukokortikoide, kontraceptivë oralë, metforminë dhe spironolakton.

Janë disa ushqime dhe preparate bimore të cilat ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së hormoneve mashkullore. Këto janë: boronica, fara e lirit, çaji i gjelbër, arrat, soja, bozhurja e bardhë, vaji bimor etj.

Para se të vendosni që t’i konsumoni këto preparate bimore, patjetër konsultohuni me mjekun për ta përjashtuar mundësinë që këto të ndikojnë negativisht në trupin tuaj ose që të ndërveprojnë me ndonjë bar që e merrni.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.