Çka duhet të kemi njohuri para përdorimit të Tobramicinës ?

0
loading...

Mos përdorni Tobramicin:
– në qoftë se jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj tobramicinës ose antibiotikëve të tjerë
aminoglikozidikë ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Tobramicin.
Tregoni kujdes të veçantë me Tobramicin
Pyesni mjekun tuaj përpara se të përdorni Tobramicin.
– Mund të ndodhë një ndjeshmëri e kryqëzuar ndaj antibiotikëve të tjerë
aminoglikozidikë; në qoftë se ndodh mbindjeshmëri me këtë produkt, ndërprisni
barin dhe përdorni një terapi të përshtatshme.
– Ashtu sikurse preparatet e tjera me antibiotikë, përdorimi afatgjatë mund të
rezultojë në zhvillimin e organizmave rezistente, përfshirë kërpudhat. Në qoftë se
ndodh një superinfeksion, duhet të niset një terapi e përshtatshme.
– Këshilloheni të mos mbani lente kontakti në qoftë se keni shenja dhe simptoma
të infeksioneve të syrit.
– Përdoreni me kujdes në aktivitetet që kërkojnë shikim të qartë si drejtimi i
automjetit apo përdorimi i makinerive, sepse shikimi juaj përkohësisht mund të
errësohet apo të jetë i pastabilizuar pas aplikimit të barit.
– Kufizoni pijet alkolike.
– Ky mjekim duhet të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm kur është i nevojshëm. Nuk
dihet nëse ky bar kalon në qumështin e nënës. Konsultohuni me mjekun tuaj
përpara periudhës së ushqimit me gji.
– Mos e prekni majën e tubit në ndonjë sipërfaqe sepse mund të kontaminohen
përbërësit.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga
Tobramicin.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë /
përdorur ose keni marrë / përdorur kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra
pa recetë. Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Tobramicin në qoftë se
ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni
trajtuar me:
– cefalosporina me injeksion (p.sh. ceftazidimë) sepse ato mund të pakësojnë
efektivitetin e tobramicinës dhe sepse risku i efekteve anësore të tyre mund të
rritet nga tobramicina;
– ciklosporinë, fludarabinë, diuretikë të ansës (p.sh. furosemid), metoksifluran,
barna anti-inflamatore josteroide (AIJS) (p.sh. indometacinë), nitrozoureikë
(p.sh. streptozocinë), antibiotikë polipeptidikë (p.sh. polimiksinë B) ose
vankomicinë me injeksion, sepse ato mund të rritin riskun e efekteve anësore të
tobramicinës, përfshirë këtu një risk të rritur të dëmtimit të veshkave apo
problemeve të dëgjimit;
– miorelaksantë jodepolarizues (p.sh. pankuronium), ose suksinilkolinë sepse
risku i efekteve anësore të tyre mund të rritet nga tobramicina.
Kjo mund të mos jetë një listë përfundimtare e të gjithë ndërveprimeve që mund të
shfaqen. Pyesni mjekun apo farmacistin tuaj në qoftë se pomada Tobramicin mund të
ndërveprojë me barna të tjera që përdorni. Informoni mjekun apo farmacistin tuaj
përpara se të filloni, ndërprisni, apo të ndryshoni dozën e ndonjë bari.
Përdorimi i Tobramicin me ushqim dhe pije
Kufizoni pijet alkolike.
Shtatzënia
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të përdorni këtë bar.
Tobramicina duhet të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm në qoftë se mjeku e sheh të
nevojshme. Prandaj, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni
Tobramicin gjatë shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Nuk ka studime të përshtatshme në gratë për përcaktimin e riskut tek foshnjat kur
përdoret ky bar gjatë ushqimit të foshnjes me gji. Përcaktoni epërsitë kundrejt risqeve
përpara se ta përdorni këtë bar gjatë ushqimit të foshnjes me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Ashtu sikurse me çdo pomadë tjetër për sy, shikimi i turbullt i përkohshëm apo
shqetësime të tjera vizuale mund të ndikojnë në aftësinë për të drejtuar automjetin apo
për të përdorur makineri. Në qoftë se ndodh shikim i turbullt, duhet të prisni deri në
qartësimin e tij përpara se të drejtoni automjetin apo të përdorni makineri.
Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e Tobramicin
Tobramicin përmban alkol cetostearilik, i cili mund të shkaktojë reaksione lokale të
lëkurës (p.sh. dermatit kontakti).

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.