0

Tensioni i ulët i gjakut mund të shkaktohet nga medikamentet, vëllimi i ulët i gjakut në trup apo nga gjendje të fshehta mjekësore. Disa nga shkaqet e zakonshme të tensionit të ulët janë :

Infalamcioni i ashpër. Inflamacioni i organeve mund të rezultojë në tension të ulët të gjakut, p.sh Pankreatitisi akut që është një gjendje që prek gjëndrrat e stomakut, duke shkaktuar që lëngjet të braktisin qelizat e gjakut dhe të futen në indet me inflamacion duke e reduktuar vëllimin e gjakut.
Gjakosja: Gjakosja e moderuar apo e ashpër mund të shkaktojë tensionin e ulët. Kur personi gjakos, burimet e gjakut zvogëlohen andaj krijon tension të ulët të gjakut e ndonjëherë edhe vdekje. Komplikimet kirurgjke, aneurizmi i aortës, traume dhe abnormalitetet gastrointestinale janë disa nga rastet ku gjakosja shkakton tenison të ulët.
Dehidrimi: Aktivitetet apo shprehitë që shkaktojnë humbjen e konsiderueshme të lëngjeve në trup, eventualisht mund të sjellin tensionin e ulët të gjakut.
Medikamentet: Ka disa barëra që kanë tenisonin e ulët të gjakut si efekt anësor i përdorimit të tyre.
Parregullsitë neurologjike: Çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet çrregullim neurologjik dhe këto sëmundje mund të shkaktojnë tension të ulët. Një pjesë e sistemit nervor i njohur si sistemi nervor autonom, është përgjegjëse për tretjen e ushqimit, djersitjen si dhe zgjatjen dhe zvogëlimin e sistemit nervor, kur ky sistem preket nga ndonjë sëmundje atëherë nuk është në gjendje të kontrollojë enët e gjakut gjë që mund të dërgojë deri në tension të ulët të gjakut.
Çregullim hormonal: Disa sëmundje kanë ndikim tek hormonet e trupit dhe mund të sjellin tension të ulët, p.sh një person që vuan nga sëmundja e Adisonit mund të zhvillojë tensionin e ulët pasiqë kjo sëmundje dëmton gjëndrrat e adrenalinës që ndihmojnë në balansimin e sasisë së kripës dhe ujit në gjak.
Shoku septik: Ndodh kur ka sulm bakterial në muret e enëve të vogla të gjakut që i prijnë lirimit të lëngjeve nga enët e gjakut me çka bie tensioni i gjakut.
Reaksion nga alergjia: E njohur edhe si Anafilaksë, një gjendje në të cilën personi ka alergji të ashpër ndaj ushqimit, medikamenteve apo helmit. Anafilaksa mund të sjellë tensionin e ulët të gjakut nëse nuk trajtohet menjëherë.
Mungesa nutricionale: Mungesa e ushqimit të duhur dhe disa vitaminave esenciale sikurse B-12 dhe acidi folik mund të shkaktojë anemi, gjë që i prin tensionit të ulët të gjakut.
Probleme me zemrën: Çdo gjendje që përzihet në aftësinë e zemrës për të qarkulluar gjakun me efiçiencë, mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut.
Shtatëzënia: Nuk është e pazakontë që shtatëzënat të përjetojnë rënie të tensionit të gjakut në javët e para të shtatëzënisë.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment