0

Te fabula “Fajtori” ose edhe te shumë fabula të tjera, si “Tre qetë dhe ujku” fjala ose gjithë pjesa ka një mendim të tërthortë, që duhet kuptuar mirë, sepse autori nuk e jep atë drejtpërdrejt. P.sh. tre qetë kur u ndanë, i çau ujku. Nga kjo ne kuptojmë mendimin e autorit se njerëzit, po të përçahen, munden shpejt nga armiku.

loading...

Në këto çaste, kur fjalët janë përdorur në një kuptim tjetër ose fshehin një kuptim tjetër, që duhet zbuluar e sqaruar mirë, themi që autori ka përdor figurën letrare të alegorisë. Pra, alegoria është ajo figurë letrare, me anën e së cilës theksohet një mendim që nuk është shprehur drejtëpërdrejt, por duhet nënkuptuar.

Alegoria nuk përdoret vetëm te fabulat dhe përrallat. Ajo përdoret shumë edhe në vjersha,
tregime e romane. E gjithë vjersha ose tregimi mund të kenë kuptim alegorik, p.sh., “Shkëndij’e diellit ndaj manushaqes”, vjersha e Naimit ; “Vaji i bylbylit” e Ndre Mjedës kanë kuptim alegorik. Përdorimi i alegorisë e bën më të gjallë, më emocionuese, më të bukur vjershën ose tregimin. Alegoria është përdorur dendur nga shumë shkrimtarë të Rilindjes si dhe nga ata bashkëkohorë.

loading...
Asked question