Çka është Alotmani?

64 viewsFjalorAlotmani
0
loading...

Alotmani [Alotman; Allotment; Reisevermittlungsvertrag] – Alotmani paraqet një kontratë e detyrimeve, e cila ka për bazë dhe objekt angazhimin e kapaciteteve të hotelerisë. Me kontratën për alotmanin detyrohet hotelieri që gjatë kohës së caktuar t’i vë në dispozicion të klientëve shërbime të caktuara hoteliere personave që i dërgon agjencia turistike dhe t’i paguajë provizion të caktuar, kurse kjo detyrohet të paguajë çmimin e shërbimeve të bëra në qoftë se ka shfrytëzuar angazhimin e kapaciteteve të hotelit. Kjo kontratë është kontratë formale dhe duhet të lidhet në formën me shkrim (neni 906 në vazhdim i LMD)

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.