0

Çka është Anemia hemolitike autoimune ?

Anemia hemolitike autoimune është një çrregullim, i cili shkakton shkatërrimin e parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut si rezultat i formimit të antitrupzave. Një qelizë normale e rruazave të kuqe ka një jetëgjatësi prej afro 120 ditësh. Ato prodhohen në palcën kockore dhe më pas hidhen në qarkullim,
Tek personat që vuajnë nga anemia hemolitike autoimune, rruazat e kuqe të gjakut shkatërrohen në mënyrë të parakohshme dhe prodhimi i qelizave të reja nga palca kockore nuk mund ta plotësojë humbjen e tyre. Niveli i këtij çrregullimi përcaktohet nga kohëzgjatja e mbijetesës së qelizës së rruazave të gjakut dhe nga aftësia e palcës kockore për të vazhduar prodhimin e rruazave.
Anemia hemolitike autoimune zakonisht ndodh në ndërthurje edhe me situata të tjera, zakonisht një tjetër sëmundje autoimune. Mund të ndodhë zakonisht vetëm dhe pa ndonjë shkaktar përcaktues. Përgjithësisht, ajo prek më tepër femrat sesa meshkujt.

Për trajtimin e kësaj sëmundjeje autoimune nevojitet medoemos edhe ndjekja nga mjeku specialist. Trajtimi në kohë është gjithmonë zgjidhja më e mirë për parandalimin e situatave të panevojshme.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment