Çka është Anoreksia nervore ?

0

Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit, që konsiston në rënie në peshë, frikë nga shtimi në peshë, dëshirë e madhe për të qëndruar e dobët apo kufizim të ngrënit. Ky vihet re më dendur tek gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. anoreksike e shohim veten gjithmone mbipeshë dhe pse shpesh here ato jane nenpeshe. Ato e peshojnë veten shumë shpesh, hanë shumë pak, bëjnë shumë ushtrime ose e detyrojnë veten që pas të ngrenit të vjellin ushqimin. Dëmet që mund të shkaktohet janë, ostoperoza, infertiliteti dhe përveç të tjerave dhe demtime në zemër. Femrave shpesh herë ju ndalon cikli mestrual për këtë arsye, që vjen nga reduktimi i sekretimit të faktoreve të lirimit të gonadotropinave(si dhe reduktimi i sekretimit të hormoneve LH e FSH). Dëmë të tjera me të zakonshme, të lidhura me reduktimin e lirimit të hormoneve të tiroides jane edhe intolerimi ndaj të fohtit, bradikardi(zvogëlim i numrit të rrahjeve të zemrës) dhe modifikim te lekures, lëkura duket e thatë dhe fillon të rripet, merr një ngjyrë në të verdhe për shkak të rritje së sasisë së karotenit në . Densiteti i kockave dobësohet sepse bie niveli i estogjeneve, që stimulon osteoporozen(dobësim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen me shpejt) që verifikohet me shumë pas menopauzës. [nevojitet citimi] Mund të kenë anemi, linfopeni(zvogelim i numrit te linfociteve) dhe ipoalbuminemi. ndër komplikimet më të rendesishme te anoreksise nervoze është edhe rritja e rrezikut te aritmive të zemrës(çrregullim e i numrit të rrahjeve të zemrës) që mund të shkaktojnë vdekje të parakohshme. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.