0

Çka është Atdheu ?

ATDHE m.

Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe. Atdheu ynë. Dashuria (malli) për atdheun. Çlirimi i atdheut. Për mbrojtjen e atdheut. Atdheu në rrezik. I shërbej atdheut. Ranë për atdhe. Të shkojmë atje ku ka nevojë atdheu! Atdheu i dytë: vend i huaj, ku jeton dikush për një kohë të gjatë dhe e ndien veten si në vendin e vet. Duaj atdheun, si shqipja folenë! fj. u.
Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atdheu i poezisë (i arteve). Atdheu i një bime (i një kafshe).

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment