Çka është Bruceloza ?

449 viewsEpidemiologjiaBruceloza
0
loading...

Bruceloza është parimisht sëmundje e kafshëve që prek organet e pasura me sheqerin eritriol (gjinjtë, mitrën, epididimisin etj.). Brucellat lokalizohen në këto organe të kafshëve duke shkaktuar infertilitet, sterilitet, mastit, abort ose qëndrojnë si bartës. Njerëzit që kanë kontakt të ngushtë me kafshët e infektuara janë në rrezik për prekjen nga ethet undulante (punëtorët e therrtoreve, veterinarët, farmerët, punëtorët në bylmetore). Në SHBA regjistrohen afër 100-200 raste në vit, kurse në botë afër 500.000 raste (kryesisht në vendet e pazhvilluara ose në zhvillim). Njeriu mund të infektohet nga katër lloje të brucellave: B. abortus (gjedhet), B. suis (derrat), B. melitensis (dhitë/delet) dhe B. canis (qentë).

Brucella abortus – Gram-negative, coccobacillus prokaryote; causes bovine spontaneous abortion due to its rapid growth in the presence of erythritol (produced in the plancenta).

Brucella abortus – kokobacil prokariot Gram-negativ; shkakton abort spontan te gjedhet për shkak të rritjes së shpejtë në prani të eritriolit që prodhohet në placentë. SEM x 29,650 © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje

brucell03-1.jpg (107028 bytes) Brucella spp. Janë kokobacile të vogla Gram negative që ngjyrosen dobët (0.5-0.7 x 0.6-1.5 mikrometra), dhe shihen si qeliza të vetme që duken si “zallë i pastër”. CDC

B. abortus dhe B. canis shkaktojnë infeksion mesatar qelbëzues, kurse B. suis shkakton infeksion të rëndë qelbëzues që mund të qojë në shkatërrimin e organeve limforetikulare dhe të veshkëve. B.melitensis shkakton trajtë të rëndë, kronike dhe rekurente të sëmundjes. Bakteret depërtojnë në organizmin e strehuesit përmes mukozave të orofaringut (gëlltitja/inhalimi), përmes lëkurës së dëmtuar ose konjuktivës. Infeksioni zakonisht ndodh pas kontaktit të drejtpërdrejtë me materialin infektiv, por ai mund të vjen edhe përmes konsumit të qumështit dhe prodhimeve të tij. Bakteret gëlltiten nga neutrofilet e monocitet dhe lokalizohen në nyjet limfatike regjionale, ku proliferojnë në mënyrë brendaqelizore. Nëse Brucellat nuk shkatërrohen në brendi të nyjave limfatike, atëherë ato depërtojnë në qarkullimin e gjakut duke dhënë septikemi. Me këtë rast, bakteret migrojnë në organet e tjera limforetikulare (shpnetka, palca ashtërore, mëlqia, testiset) duke prodhuar granuloma dhe/ose mikroabscese. Simptomet klinike përcillen me ethe, rrëqethje, djersitje, rraskapitje, miallgji, dobësi e muskujve dhe humbje apetiti; shpesh mund të përfshihen edhe nyjat. Bruceloza mund të jetë akute ose kronike. Vdekja pason kryesisht për shkak të endokarditit dhe ka një përqindje deri 3%.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.