Çka është Bulimia nervoza ?

0
loading...

Çka është Bulimia nervoza ?

Bulimia nervoza, e quajtur zakonisht bulimia, është një çrregullim serioz i ngrënjës, potencialisht kërcënues për jetën.

Njerëzit me bulimia mund të hanë fshehurazi sasi të mëdha të ushqimit duke e humbur kontrollin mbi të ngrënit, dhe më pas duke u ndjerë të turpëruar dhe fajtorë tentojnë të pastrojnë organizmin, duke u përpjekur të heqin qafe kaloritë shtesë në një mënyrë jo të shëndetshme.
Për të hequr qafe këto kalori dhe për të parandaluar shtimin në peshë, njerëzit me bulimi mund të përdorin metoda të ndryshme. Për shembull, rregullisht mund të vetë shkaktojnë të vjella ose të keqpërdorin laksativët, shtojcat për humbjen e peshës, etj. Ose mund të përdorin mënyra të tjera për të hequr kaloritë e tepërta, të tilla si agjërimi, dietat e rrepta ose ushtrimi i tepërt.

Shenjat dhe simptomat e bulimisë mund të përfshijnë:

Preokupimi me formën dhe peshën e trupit tuaj;

Frika e vazhdueshme nga shtimi në peshë;
Episodet e përsëritura të të ngrënit sasi të mëdha të ushqimit në një racion;
Ndjenja e një humbjeje të vetëkontrollit gjatë ngrënjes;

Vjellja e provokuar vetë ose ushtrimi i tepruar për të mos fituar peshë pas ngrënjës;

Përdorimi i laksativëve pas ngrënjës kur nuk janë të nevojshme;
Agjërimi, kufizimi i kalorive ose shmangia e ushqimeve të caktuara;
Përdorimi i shtojcave dietike ose produkteve bimore tepër për humbjen e peshës;

Ky cikël “ngop dhe zbraz” mund të çojë te probleme shëndetësore serioze, afatgjate. Aciditeti në gojë nga vjellja mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve, sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe humbje të shtresës mbrojtëse (smaltit) të dhëmbëve. Çdo lloj zbrazje mund të çojë edhe te dobësimi i eshtrave (osteoporozë), sëmundje e veshkave, sëmundje të zemrës dhe madje edhe deri në vdekje.
Nëse keni bulimia, me siguri jeni të preokupuar nga pesha dhe forma e trupit tuaj. Ju mund të gjykoni veten ashpër për të metat e vetëpërceptuara. Sepse është e lidhur me imazhin për vetvetën dhe jo vetëm me ushqimin bulimia mund të jetë e vështirë të kapërcehet. Por trajtimi efektiv mund të ju ndihmojë të ndiheni më mirë me veten, të adoptoni modele më të shëndetshme të të ngrënit dhe të ndërlikoni komplikime serioze.
Prandaj nëse ju apo dikush i afërm vuani nga bulimia, kërkoni menjëhere ndihmë!

Njerëzit të cilët kanë bulimi mund të mos jenë të dobët. Ata mund të jenë me madhësi normale. Ata mund të hanë ushqim në mënyrë sekrete dhe të mohojnë se stimulojnë nxjerrjen. Kjo e bën të vështirë për të tjerët të dinë nëse një person vërtet vuan nga bulimia.
Nëse jeni të shqetësuar për dikë, shikoni në këto shenja. Personi mund të ketë bulimi nëse:
Shkon në tualet menjëherë pas ushqimit;
Han shumë por nuk shton peshë;
Është i fshehtë sa i takon të ushqyerit, fsheh ushqimet, ose nuk dëshiron të hajë kur ka njerëz të tjerë;
Stërvitet shumë, edhe kur nuk ndjehet mirë;
Shpesh flet për ushqimin, peshën dhe formën e trupit;
Përdor laksativë ose diuretikë shpesh;
Ka shenja nëpër gishta ose lytha në pjesën e pasme të duarve ose në faqe, si dhe nofulla të fryra. Këto shkaktohen duke e stimuluar vjelljen.

No tags for this post.

Related posts

Asked question
Add a Comment
Write your answer.