0

Citati është një pjesë e shkëputur nga një vepër dhe e riprodhuar pa ndryshime, është pra një lloj i ligjeratës së drejtë.

loading...

Kur citati riprodhohet pranë fjalëve të autorit si ligjeratë e drejtë, shenjat e pikësimit përdoren njësoj si në ligjeratën e drejtë:
“Duhet të jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg, – shkruan Faik Konica, – për të kuptuar se ç‘forcë e ç‘bukuri të ëmbël ka kjo fjalë: Shqipëri!”

Në qoftë se citati del si pjesë e varur, ai vihet vetëm midis thonjëzash:

Faik Konica ka shkruar se “duhet te jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg për të kuptuar se ç’forcë e ç‘bukuri të ëmbël ka kjo fjalë: Shqipëri!”

Kur citati nuk riprodhohet i plotë, në vend të fjalëve të hequra vihen tri pika.

loading...
Asked question