Çka është densiteti kockor ?

0
loading...

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i kockave duhet të jetë shqetësim. Kjo analizë quhet Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar (MKK).

Kostoja e saj është e ndryshueshme në varësi të llojit të strukturës, tipologjisë dhe aparatit që përdoret. Ekzaminimi kërkon përdorimin e një aparature që mat densitetin e kockave dhe bën vlerësimin e sasisë së kockës në legen, në shtyllën kurrizore dhe ndonjëherë në kocka të tjera. Rezultati i ekzaminimit do të jetë ndimë për mjekun që të përshkruajë rekomandimet e nevojshme për të mbrojtur kockat në rastin e osteoporozës.

Osteoporoza është një sëmundje sistemike (që prek gjithë organizmin) e skeletit e karakterizuar nga një ndryshim i cilësisë së kockave duke rritur rrezikun e frakturave.

Klasifikohet në primitiv, kur shfaqet në mënyrë natyrale sidomos pas menopauzës apo me kalimin e viteve. Dhe sekondar kur shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si ilaçe, sëmundje.

MKK të tregon nëse densiteti kockor është normal, e zvogëluar (osteopenia) apo nëse keni osteoporozë. Ai është i vetmi ekzaminim që diagnostikon osteoporozën.

Ekzaminimi i jep mundësi mjekut:

Të dijë nëse kockat janë të dobëta apo të prekura nga osteoporoza para se të ketë fraktura,
Të vlerësojë probabilitetin e frakturës në të ardhmen,
Të shohë nëse densiteti kockor përmirësohet, përkeqësohet apo mbetet konstant,
Të vlerësojë efikasitetin e një ilaçi për osteoporozën
Të verifikojë nëse pas një frakture ka osteoporozë.

Futja e makinerisë së gjeneratës së fundit DEXA ka revolucionarizuar qasjen e këtij ekzaminimi, duke ofruar një mjet të karakterizuar nga saktësia e Tomografisë, por me një ekspozim ndaj rrezatimit pothuajse sa ultratingujt.
PËRGATITJA PËR EKZAMINIMIN

Ekzaminimet i densitometrisë kockore janë të shpejta të lehta dhe pa dhimbje. Në fakt, nuk është e nevojshme asnjë përgatitje, vetëm se nuk duhet të merrni integrator kalciumi në 24 orët e mëparshme. Çdo gjë metalike hiqet para se ti nënshtroheni ekzaminimit dhe nuk është e nevojshme të jeni esëll.
ÇFARË DUHET TË PRESIM NGA MKK?

Ndryshe nga rezonanca magnetike, MKK nuk i kërkon pacientit të mbyllet në një tunel apo unazë, situata që pacientin mund ta vendosin në kushte klaustrofobie, por mjafton të shtrihet në një shtrat të hapur dhe të rrijë pa lëvizur gjatë ekzaminimit.

Gjatë ekzaminimit një krah automatik do të kalojë ngadalë mbi trup duke lëshuar rrezatim të dobët në pika specifike të trupit, për shembull në legen ose shtyllë kurrizore. Aparatura në këtë mënyrë rindërton jnë pamje të kockës së analizuar për të vlerësuar densitetin e saj. Në përgjithësi procedura zgjat pak minuta.
INTERPRETIMI I VLERAVE

Rezultatet e densitometrisë kockore dalin duke përdorur T-score, një vlerë që tregon nëse densiteti kockor është minor apo maxhor krahasuar me atë të një rrituri të moshës 30 vjeç. Personeli mjekësor sheh T-score më të ulët për të diagnostikuar osteoporozën.
Sipas OBSH-së:
Një T-score prej -1.0 apo më i lartë tregon për një densitet normal kockor

Një T-Score mes -1.0 dhe -2.5 tregon një densitet të ulët kockor apo osteopeninë (trajtohet si çështje në një tjetër artikull në memjekun.com)

Një T-Score prej -2.5 apo më pak tregon osteoporozën.

Sa më i ulët të jetë T-score më i ulët është densiteti kockor (kini parsysh se flitet me numra negativë).

Hygeia Hospital Tirana – HHT
ÇFARE ESHTE DENSITETI KOCKOR DHE KUSH DUHET T’I NENSHTROHET MATJES

Matja e densitetit kockor është një metodë rezultative për diagnostikimin dhe vlerësimin e shkallës së rëndesës së osteoporozës. Megjithatë, saktësia e saj mund të preket në rastet e pacientëve me fraktura në shtyllën kurrizore ose nga prezenca e ndryshimeve degjenerative hipertrofike të vertebrave.

Matja e densitetit kockor është një metodë e thjeshtë, e shpejtë dhe pa dhimbje, e cila bën të mundur diagnostikimin e hershëm të osteoporozës. Ja se kush duhet t’i nënshtrohet kësaj matje:

• Gratë nën moshën 65 vjeç me faktorë rreziku për shfaqje frakturash.
• Gratë nga mosha 65 vjeç e lart.
• Gratë gjatë menopauzës, të cilat kanë faktorë rreziku për shfaqje frakturash, si p.sh. fizik i imët, anamnezë frakturash të mëparshme.
• Burrat nën 70 vjeç por me faktorë rreziku për shfaqje frakturash.
• Burrat e moshës 70 vjeç e lart.
• Pacientë me patologji që shoqërohen me masë kockore të ulët ose me pakësim të masës kockore
• Pacientë që marrin medikamente të cilat mund të ulin masën kockore, si p.sh kortizoni.
• Pacientë të cilët marrin trajtim për masë kockore të ulët dhe kanë nevojë për vlerësim të rezultateve të trajtimit të tyre.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.