0

Dieta është një mënyrë e posaçme e ushqimit në varësi nga lloji dhe sasia e ushqimeve, përbërja e materieve ushqyese dhe energjisë, mënyra e përgatitjes së ushqimit apo regjimi i ushqimit, për plotësimin e nevojave të veçanta ushqyese te disa sëmundje, çrregullime ose gjendje shëndetësore të veçanta.
Ushqimi dietal është ushqimi që duke i ruajtur organet digjestive mund të sigurojë të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe energjinë e duhur të personave për të cilën ata kanë nevojë gjatë ndonjë gjendjeje ose sëmundjeje. Ushqimi dietal, si masë bazë për tejkalimin e gjendjeve nga ushqimi jo i rregullt (nënushqyerja, mbipesha,) ka karakterin e dietoterapisë. Dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin ose riaftësimin më të shpejtë të gjendjes shëndetësore, forcimin e imunitetit dhe rehabilitimin e organizmit të sëmurë. Pra në këtë rast ushqimi dietal duhet të jetë si plotosim i trajtimit terapeutik të pacientit. Gjatë dietoterapisë duhet të respektohen parimet themelore të cilat vlejnë edhe për caktimin e dietës, por nuk duhet të përdoren ushqime të cilat mund të dëmtojnë organizmin e sëmurë.Kushti për këtë është njohja e mirë e gjendjes funksionale, statusit shëndetësor të organizmit dhe nevojës për energji, të materieve ndërtuese dhe energjetike, si dhe njohuri të vlerave biologjike të ushqimit.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment